
Shqipëria humbi me rezultatin 2-0 ndaj Skocisë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një Shqipëri e dorëzuar u duk në fushën e lojës, ndërsa diferenca e mëdha mes dy Kombëtareve ndiheshin në fushën e lojës.
Një deklaratë shokuese do të vinte nga ana e kapitenit, Elseid Hysaj për “Supersport”, teksa është shprehur se skemën e re që Panuçi ndërroi në pjesën e dytë, futbollistët e Kombëtares nuk e kishin provuar asnjëherë, pra kishim të bënim me një eksperiment.
“Nuk kemi pasur kohë të provojmë skemat e trajnerit, atë të pjesës së dytë nuk e kishim provuar asnjëherë. Kishim rastet tona, por nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë. Kishim mundësi edhe në pjesën e parë, por morëm një gol në momentin që nuk duhej. Nuk kemi se çfarë të bëjmë, futbolli kështu e ka.
Diferenca në fushën e lojës nuk ishin shumë të mëdha, përveç pjesës që ishin mirë në anën fizike. Falë 3 pikëshit që morrëm me Izraelin, tashmë jemi ende në lojë”, ka thënë Hysaj. /Shqipëria.ch/