
Shqipëria e ka humbur takimin e parë kualifikues të Europianit, duke u mundur me rezultatin 0-2 nga Turqia. Për të përshkruar në pak fjalë gjithçka që ndodhi, mjafton të themi se lojën e bën kuqezinjtë, ndërsa rezultatin e morrën kundërshtarët. Vetëm dy goditje mjaftuan për turqit, që e kanë përshëndetur në të dyja rastet portën. Në një intervistë për “Supersport”, Hysaj është shprehur:
” Golin e parë u gabua nga ne, nuk është se e bënë ata lojën në atë rast. Nuk është mënyra më e mirë për të nisur këto eliminatore. Nëse mobilizojmë skuadrën do arrijmë të ecim përpara. Në pjesë të parë u ruajtëm shumë, kur arrin në pjesën e sulmit duhet të bëjmë diçka më shumë.
Duhet të punojmë më shumë në sulm sepse po shkojmë para portës dhe nuk po gjejmë zgjidhje për të shënuar. Në mbrojtje gabimet ishin idividuale. Goli i dytë ishte teknik, ai mori topin dhe ka kualitet të shënojë në atë mënyrë. Forcën e kemi sepse e treguam si në pjesë të parë dhe në të dytën. Kërkojmë mbështetjen tuaj. Kualifikueset sapo kanë nisur dhe duhet të shohim para. Ndaj Andorës duhet të fitojmë patjetër”, ka thënë Hysaj. /Shqiperia.ch/