You are here
Home > Kombëtarja > Kapiteni është sërish Agolli: Ky nuk është fundi, unë te Shqipëria kam gjithë jetën

Kapiteni është sërish Agolli: Ky nuk është fundi, unë te Shqipëria kam gjithë jetën

Shqipëria do të përballet në ditën e nesërme ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Të dyja Kombëtaret do të kërkojnë të japin maksimumin që të arrijnë në Europian nëpërmjet këtij formati të ri.

Në konferencën e sotme për shtyp, krahas trajnerit Panuçi është konfirmuar edhe kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli. Futbollisti i Karabak shprehet se ky nuk është fundi, por vetëm një fillim i ri, duke u shprehur optimist dhe duke thënë se ka një jetë te Shqipëria.

“Padyshim që sa herë që Kombëtarja më kërkon unë do të jem gati dhe për çdo futbollist shqiptar unë do përgjigjem si në fushë dhe si jashtë fushe duke dhënë maksimumin. Unë s’kam ikur nga Kombëtarja, kam një jetë te ky ekip. Klimë positive, kemi punuar gjatë gjithë javës mirë dhe nuk është momenti të kujtojmë humbjet në miqësore.

Grupi ka marrë mësime dhe nesër do të jetë diçka ndryshe. Unë mendoj se është pak herët të flasim për fundin, për ne objektivi i parë është që nesër të bëjmë një paraqitje të mirë. Kemi një eksperiencë jo të mirë kundër Izraelit në Shqipëri, pasi kanë ndikuar shumë faktorë të ndryshëm që i dimë mire që të gjithë. Nga nesër, është një ndeshje e re.

Nuk mund të bëjmë shumë krahasime me ndeshjet e mëparshme, Kombëtarja para se të shkonim në Europian ka ardhur spontane, nga rezultati në rezultat. Tani është një fillim i ri. Le t’i lëmë mbrapa ato se çfarë kanë ndodhur, nga nesër është një fillim i ri”, ka përfunduar Agolli. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top