You are here
Home > Futboll Bota > Kapiteni e veçon shqiptarin, trajneri i Werderit mes të qeshurave: Çfarë bëri Rashica? E bëni edhe ju

Kapiteni e veçon shqiptarin, trajneri i Werderit mes të qeshurave: Çfarë bëri Rashica? E bëni edhe ju

Werderi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme gjatë ditës së djeshme në Kupën e Gjermanisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 0-2 ekipin e Shalkes. Një triumf që erdhi falë golit të Rashicës, falë një kryevepre të vërtetë nga distanca.

Një magji e jashtëzakonshme, që ka marrë vëmendjen e mediave sportive në Europë. Vlerësime të mëdha erdhën pas ndeshjes për lojtarin shqiptar nga kapiteni i Werderit, Kruse: “Nuk realizuam një lojë të mirë me Shalken. Por këto ndeshje fitohen edhe me një rast të vetëm, si gjuajtja e Rashicës. Ky lojtar po na bën një punë të madhe”.

Ndërkohë trajneri Kohfeld mes të qeshurave dhe vlerësimit të madh, është shprehur: “Çfarë bëri Rashica? E bëni edhe ju.(Qesh) Ai po bën një kapërcim të madh dhe ka fituar besimin e nevojshëm te vetja, për të kryer edhe realizime të tilla”, ka thënë trajneri i Werderit. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top