Ajaksi ka arritur të bëj historinë në mbrëmjen e djeshme, atje ku ka eliminuar Juventusin në çerekfinalen e “Champions League”. Një brezi i ri i lojtarëve holandezë, që kanë shkëlqyer dhe po i japin leksion botës mbarë.
Mjaftojnë të përmendim faktin se kapiteni i Ajaksit, është 19-vjeçari De Light. Mbrojtësi i kësaj skuadre ka arritur të shënojë edhe golin e dytë dhe të fitores, në ndeshjen kundër Juventusit. Menjëherë pas takimit, De Light është shprehur:
“Jam pa fjalë nga e gjitha kjo. Unë nuk kisha lindur ende kur Ajaksi kishte mbërritur më parë në gjysmëfinale. Provuam se mund tua bëjmë jetën e vështirë të mëdhenjve”, ka thënë kapiteni i Ajaksit. /Shqiperia.ch/