
Si asnjëherë më parë grupi D në Ligën e Kombeve është mbyllur i gjithi në barazime. Katër skuadrat e këtij grupi kanë barazuar madje me të njejtin rezultat.
Kosova është ndalur në 1 me 1 në transfertën ndaj Ishujve Faroe. Për dardanët ky takim u pa si mjaft i lehtë, por vendasit surprizuan. Ishte Milot Rashica i cili kaloi të tijët në avantazh në minutën e 9′ të takimit. Por ishullorët barazuan me fillimin e pjesës së dytë.
Në ndeshjen tjetër edhe Azerbaxhani u surprizua nga Malta me po të njejtin rezultat, 1 me 1. Maltezët shënuan të parët teksa azerët barazuan me shumë mundime. Grupi D vazhdon të kryesohet nga Kosova me 8 pikë e ndjekur nga Azerbaxhani me 6 pikë. Pas ndjekin Malta me 4 pikë ndërsa në vendin e fundit Iahujt Faroe kanë vetëm 2 pikë.
Historia e këtij grupi pritet të vendoset në ditën e fundit, ku ashtu si në rastin e Shqipërisë, edhe Kosova e ka fatin e saj në dorë, në takimin që do të zhvillojë ndaj Azerbajxhanit, për këtë grup. /Shqipëria.ch/