Shkëndija e Tetovës është duke përjetuar një moment të vështirë që daton prej Europës. Asnjë tur i kaluar ndaj ekipeve modeste, ndërsa edhe aventura e kampionatit është për t’u harruar në nisje.
Pas humbjes ndaj Akademija Pandev, erdhi një tjetër disfatë ndaj Sileksit me rezultatin 1-0. Ekipi shqiptar i Tetovës ka harruar të shënojë, ndërsa tani mban vendin e fundit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. /Shqiperia.ch/