
Duket se nuk kanë fund skandalet që ndodhin në kampionatin italian. Këtë herë rradhën e paska “Seria B” e cila është pezulluar përkohësisht. Shkak i këtij pezullimi është bërë fakti se Federata Italiane, përjashtoi nga kampionati Barin, Avelinon dhe Çezenën për shkak të problemeve të tyre financiare.
Klubet të cilat gjenden në Serinë C, Katania, Pro Vinçeli, Siena nuk e kanë pranuar një kampionat me 19 skuadra, ku kanë kërkuar që ekipet e skualifikuara të zëvendësohen me ekipe nga “Seria C”. Klubi i Pro Vinçelit ka siguruar një vendim gjykate dhe pritet që kjo çështje të rihapet. Deri atëherë, “Seria B” do të jetë përkohësisht e pezulluar.
Ajo çka vlen për t’u veçuar nga e gjitha kjo histori është që në këtë kampionat, luajnë dhe shumë lojtarë Shqiptarë si : Memushaj tek ekipi I Pescarës, Emanuele Ndoj tek Bressia, Kastrati tek Pesscara, Kumbulla tek Verona dhe Vrioni tek Venezia.
Një pezullim i përkohshëm i këtij kampionati, do të ndikonte shumë edhe në formën e këtyre futbollistëve, të cilët vetëm pas pak koësh duhet të rikthehen në grumbullim me Kombëtaren për të luajtur në Ligën e Kombeve. /Shqipëria.ch/