You are here
Home > Bundesliga > Kaos dhe trajneri pranë shkarkimit, Meritan Shabani i gëzohet dramës së Bajernit

Kaos dhe trajneri pranë shkarkimit, Meritan Shabani i gëzohet dramës së Bajernit

Në kampin  e Bayerni të Mynihut gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, si për skuadrën edhe për trajnerin kroat Niko Kovac. Në 3 ndeshjet e fundit bavarezët nuk po arrijnë të gjejnë qetësinë pasi kanë pësuar dy humbje dhe kanë barazuar një takim, duke mos arritur të gjejnë fitoren e munguar.

Ditën e sotme ata u mposhtën në “Alianz Arena” me rezultatin e thellë 0-3 në favor të Borusia Myshengladahut. Numri një i pankinës kroate shihet se nuk po arrinë të krijojë formacionin fitues tek gjigandët e Mynihut. Një mundësi kjo që mund ti vijë nga ekipi zinxhir I Bayernit, ku nga aty mund të rikthejë tek ekipi i parë shqiptarin Meritan Shabani. Ky i fundit për këtë sezon nuk është grumbulluar akoma me ekipin e parë të bavarezëve, ndryshe siç veproi italiani Karlo Ançeloti teksa e grumbulloi lojtarin 19 vjeçar për disa sfida në kohën kur drejtonte gjigandët gjerman.

Me humbjen e sotme, skuadra bavareze I largohet me 4 pikë kryesuesëve të Bundesligës gjermane. Ata rënditen në vendin e pestë, ndonëse janë të rralla herët ku Bayerni I Mynihut gjendet në këtë pozicion, me vetëm 13 pikë të grumbulluara./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top