
Topçinjtë e Arsenalit ditën e sotme arrijnë të marrin një fitore shumë të çmuar kundrejt ekipit të Fulhamit me rezultatin e thellë 1-5. Jo vetëm për tre pikët e marra, por Arsenali i gëzohet edhe kapitetin të saj të ri.
Në këtë sfidë, ishte hera e parë që mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, mbante shiritin e kapitenit në krah. Gjë kjo që një lojtar me origjinë shqiptare ndonëse është pjesë e Kombëtares së Zvicrës, arrinë të jetë kapiteni i një skuadre të madhe dhe me emër në Angli siç janë topçinjtë. Ata gjithashtu kanë postuar një foto në rrjetin social “Twitter” të Granit Xhakës duke i dhuruar një koment të veçantë.
Kjo gjë duket se i ka sjellë fat ekpit të drejtuar nga Unai Emeri, teksa mori fitoren e gjashtë rradhazi në “Premier Ligë”, duke u renditur në vendin 4, vetëm një pikë larg vendit të parë. /Shqipëria.ch/