You are here
Home > Kryefaqja > Kanë këmbët që të shpëtojnë jetën, Strakosha dhe Ronaldo përzgjidhen si më të mirët në Itali

Kanë këmbët që të shpëtojnë jetën, Strakosha dhe Ronaldo përzgjidhen si më të mirët në Itali

Në Itali është mbyllur java e 4-të, e cila ka ka dhënë të njëjtat verdikte ashtu si edhe më parë, pa shkaktuar shumë surpriza në radhët e saj.

Këtu bën përjashtim ai barazim i Romës në shtëpi ndaj Kievos me rezultatin 2-2, ndërsa nga ana tjetër Juventusi dhe Napoli i kanë fituar takimet e tyre. Në këtë javë të Serisë A, ka arritur të shënojë për herë të parë që nga koha e mbërritjes së tij edhe ylli i Serisë A, Kristiano Ronaldo.

Një tjetër futbollist që shkëlqeu në këtë javë, ishte edhe shqiptari Thomas Strakosha. Dy pritje shumë vendimtare do të ishin ato që do të shpëtonin Lacio nga pësimi i golit, por ajo e sekondës së fundit, ishte me vlerën e një goli të shënuar. Sipas përzgjedhjes së “Fantagazzeta”, Strakosha ishte portiere më i mirë i javës, ndërsa së bashku me të do të ishin edhe lojtarë si Florenzi, Ronaldo e Petagna.

Formacioni (3-4-3): Strakosha; Criscito, Florenzi, Dimarco; Joao Pedro, Meité, De Paul, Birsa;

Defrel, C. Ronaldo, Petagna

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top