You are here
Home > Kombëtarja > Kampionati më i çmendur në Suedi, Astrit Hajdari shpallet kampion me ekipin e tij

Kampionati më i çmendur në Suedi, Astrit Hajdari shpallet kampion me ekipin e tij

Kampionati në Suedi nuk ishte aspak normal në këtë sezon. Përfundimisht dhe gjithçka e mbyllur vetëm para pak minutash, është Djugarden që ka marrë vendin e parë dhe titullin. Nuk ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu, e sidomos në ndeshjet finale.

Ekipi ku luan edhe Astrit Hajdari, ka fituar me 1 pikë më shumë se Malmo dhe Hammarby, që grumbulluan 65 pikë kundrejt 66 pikëve të Djugardenit. Renditja po ndryshonte gjithmonë, pasi skuadra që u shpall kampione u surprizua disi nga Norkopings në ndeshjen e fundit.

Norkoping që luante në shtëpi po fitonte me rezultatin 2-0. Pjesa e parë u mbyll kështu dhe mes tensionit, pasi pati përplasje në distancë mes tifozëve. Me fillimin e pjesës së dytë u aktivizua Astrit Hajdari. Dy gola nga Kalstrom dhe Buya Turay, do të dërgonin shifrat në 2-2 dhe pikën e vetme që e shpalli kampion Djugarden.

Një kontribut të çmuar ka dhënë edhe Astrit Hajdari. Ky i fundit ka veshur fanellën e Shqipërisë në kohën e Panuçit dhe kur luante me AEK, duke u konsideruar një mesfushor i së ardhmes. Megjithatë, nuk është grumbulluar më tepër me Kombëtaren. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top