You are here
Home > Futboll Bota > Kamer Qaka është histori më vete, Poli Iasi sakrifikon yllin e ekipit për të mbajtur shqiptarin

Kamer Qaka është histori më vete, Poli Iasi sakrifikon yllin e ekipit për të mbajtur shqiptarin

Në merkaton e janarit së shkuar presidenti i Poli Iasi e vlerësoi Qakën me 1 milionë euro. Forma fantastike me të cilën mesfushori shqiptar po prezantohej, bindi drejtuesit rumun që të vlerësojnë si të “pashitshëm” lojtarin e tyre. Megjithatë, në verë Qaka kaloi tek skuadra e FCSB vetëm për 1/3 e çmimit të janarit. Afro 360 mijë euro përfitoi Poli Isai nga kjo transfertë, e cila në pak muaj do të kthehej në kundër-transfertë. Qaka luajti nga 1 qershori me FCSB, ndërsa në 1 shtator veshi sërish fanellën e Poli Isai.

Transferimi i dytë kushtoi afro 200 mijë euro, pasi Qaka luajti vetëm 5 ndeshje dhe u rikthye sërish brenda pak javëve. Por historia “Qaka” vijon mes dy klubeve rumune. Ndonëse doli me humbje, FCSB ende nuk ka arkëtuar as vlerën 200 mijë euro të ritransferimit. Një gjendje e rënduar ekonomike duket se ka vonuar transferimin e shumës, megjithëse FCSB është hedhur sërish në tratativa. Këtë herë presidenti Becali kërkon t’i rrëmbej Poli Isai sulmesin kryesor.

Bëhet fjalë për 34 vjeçarin Andrei Cristea. Sulmesi ka realizuar vetëm 6 gola në 19 ndeshje, megjithëse presidenti i FCSB vlerëson më tepër eksperiencën e tij. Në këto kushte, Qaka mbetet sërish mollë-sherri, ndërsa i sakrifikuari i kësaj beteje pritet të jetë sulmuesi Cristea. 34 vjeçari vlerësohet sipas “Transfermarket” me vlerën 360 mijë euro, por Becali nuk ofron më tepër se shkëmbimi kokë më kokë me Kamer Qakën. Së shpejti pritet të ketë edhe lajme të reja në lidhje me detyrimin ligjor dhe moral që Poli Isai ka ndaj FCSB, ndërsa Qaka duhet të bëj gati gjunjët për të rritur performancën personale e cila ka pësuar rënie./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top