
Florian Kamberi gjithnjë e më shumë është në qendër të vëmendjes në Skoci. Ai sërisht ditën e sotme ka arritur të shënojë një gol, këtë herë kundër skuadrës së Celtic. Këta të fundit para pak kohësh sipas mediave skoceze, kanë filluar tratativat me skuadrën ku është pjesë Kamberi, Hibernian, për një transferim të mundëshëm të lojtarit shqiptar.
E ku ka më mirë sesa të bindi trajnerin e gjigandëve të Celtic, duke i shënuar pikërisht atij që po këmbëngul për ardhjen e tij dhe duke festuar ndoshta në shtëpinë e tij të re. Tashmë duket vetëm çështje kohe transferimi i Florian Kamberit tek Celtic, ku me hapjen e merkatos së janarit interesimi do të jetë i lartë për të mbyllur këtë marrëveshje.
Gjatë kësaj periudhe do të ishte hera e parë që një nga derbit më të zjarrtë në Europë, “Old Firm”, të jetë edhe një derbi shqiptarësh, përkatësisht Eros Grezda tek Rangers dhe Florian Kamberi tek Celtic. /Shqiperia.ch/