
Sergio Porrini është ndihmësi i trajnerit Reja te Shqipëria, ndërsa ka qënë më parë në të njëjtin pozicion edhe kur tekniku i kuqezinjëve drejtonte Atalantën. Si një pjestar i hershëm i Rangersit, në Skoci ishin të interesuar për të marrë disa fjalë të Porrini sa i përket Eros Grezdës.
“Unë kisha interesin që të shihja Grezdën duke luajtur për Rangersin, pasi është shqiptar. Por situata nuk është zgjidhur edhe aq mirë. Kur pashë që po largohej, u thashë një prej pjesëtarëve të stafit se do ishte shans i shkëlqyer që ta shihja duke luajtur për Rangers. Por do të vij këtu gjithsesi”.
Këmbanat bien edhe për lojtarët shqiptarë që po vëzhgohen në Skoci, ku më i përfolur është Florian Kamberi. Megjithëse pa përmendur emra konkretisht, Porri ka thënë: “Ka disa lojtarë këtu në Skoci që mund të luajnë për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera. Ne nuk mund të flasim për lojtarët që nuk janë ende shqiptarë. Jemi duke vëzhguar për të parë nëse ndokush dëshiron të na ndihmoj ne.
E kemi kontratën te Shqipëria deri në mbylljen e kualifikueseve. Do të shohim sesi do të shkoj dhe do të bëjmë punën tonë. Nëse ecim mirë, atëherë do të kemi një rinovim të kontratës. Aty ka lojtarë shumë të mirë dhe që kanë nevojë për përmirësim. Por kemi marrëdhënien e duhur për të ecur përpara’, ka thënë Porrini. /Shqiperia.ch/