You are here
Home > Kryefaqja > Kaluan dy lumenjë, për një mbytje në përrua! Çfarë rasti shpërdoron Kosova për historinë

Kaluan dy lumenjë, për një mbytje në përrua! Çfarë rasti shpërdoron Kosova për historinë

Kosova U-19 është mposhtur në ndeshjen e fundit nga Sllovenia me rezultatin 1-4, sfidë kjo e vlefshme për raundin pasardhës për eleminatoret e Europianit të të rinjve.

Dardanasit në dy përballjet e para morën një barazim tepër të çmuar kundër Austrisë U-19 dhe Hungarisë U-19. Me humbjen e sotme, ekipi i Kosovës gjithashtu i është shuar ëndrra për të vazhduar më tej në këtë fazë të eleminatoreve. Përpara sfidës me Slloveninë, dardanasit kishin një mundësi të artë, pasi në qoftëse fitonin sot ata do të kalonin në “Elite Round”.

Dardanasit U-19, në këtë kopeticion, bënë një paraqitje tepër dinjitoze, ku me barazimin e marrë kundër Austrisë dhe Hungarisë, mundësia për të kaluar këtë fazë, u bë maksimale pasi edhe pikët ia lejonin këtë gjë. Kosova U-19 përfundoi në vendin e fundit me vetëm 2 pikë të marra dhe me një diferencë prej 2 pikësh larg vendit të dytë, që të çon automatikisht në fazën pasardhëse. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top