
Rikthehet Elseid Hysaj pas mugesës në ndeshjen kundër ekipit të Liverpulit të vlefshme për “Champions Ligë”. Napoli i tij po arrin të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj skuadrës së Sasuolës.
Legjionari i Kombëtares tonë arritur të dhurojë një asis në golin e dytë të napoletanëve. Ai arriti të driblonte bukur mes dy mbrojtësve të Sasuolos, duke ia dhuruar Lorenco Insinjes, ndërsa ky i fundit arrin të dyfishojë shifrat për ekipin e Napolit.
Skuadra e Ançelotit është rikthyer tek fitorja, pas humbjes që pësoi javën nga bardhezinjtë e Juventusit. Ajo çka është edhe më shumë e rëndësishme, është që mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj arrin më në fund të bëhet protagonist në krahun e të majtë me asisin e dhuruar në golin e dytë. Një rol i ri ky për shkodranin, që e ka marrë në takimin e sotëm falë mungesës së Ruit, ndërsa vendin e tij natyral e mbante sërish Malcuit. Ky rol është mbajtur nga mbrojtësi shqiptar edhe më parë, ndërsa te Napoli ka debutuar me Sarin pikërisht si i majtë.
Me fitoren që arritën të marrin ditën e sotme, Napoli vazhdon ndjekjen e Juventusit, kur është gjithmonë në pritje për ndonjë gabim të mundshëm nga bardhezinjtë që të përfitojnë. /Shqipëria.ch/