You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kaloi më tej si Van Gali, Munishi tregon muskujt: Ne nuk i frikësohemi as Barcelonës!

Kaloi më tej si Van Gali, Munishi tregon muskujt: Ne nuk i frikësohemi as Barcelonës!

Ismet Munishi para pak javësh u emërua në krye të skuadrës së Vëllaznimit, ndërsa po korr rezultate pozitive. Ekipi i tij e ka njohur edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet në fazën pasardhëse të Kupës, atje ku do të luajë ndaj Dritës.

Falë vendimit disi të çmendur të trajnerit në fjalë, Vëllaznimi arriti të kalonte më tej. Në takimin ndaj Besës së Pejës, ai ndërroi portierin e parë në minutën e 119 të takimit, duke aktivizuar portierin e dytë sa për penalltitë. Koha do t’i jepte të drejtë Munishit, pasi ekipi i tij do të triumfonte në ruletën ruse. Të njëjtën veprim e kishte bërë Van Gali me Hollandën ndaj Kosta Rikës, duke i ndërruar portierët pak para ekzekutimin të penalltive.

Shpesh herë jemi mësuar me deklaratat tepër goditëse të Munishit, ku edhe këtë herë nuk kishte sesi të mungonte. Ai gjithashtu shpreh se Vllaznimi i tij nuk i friksohet as Barcelonës dhe jo më Dritës.

“Kam shumë respekt për Dritën dhe ‘Intelektualët’, por do të jetë një duel i zjarrtë. Ne jemi Vëllaznimi, dhe nuk i frikësohemi as Barcelonës, e lëre më Dritës”, u shpreh Munishi për “Indeksionline”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top