You are here
Home > Futboll Bota > Kaloi edhe predhën e famshme të Ibrahimoviç, ja shpejtësia marramëndëse te goli i Muriqit

Kaloi edhe predhën e famshme të Ibrahimoviç, ja shpejtësia marramëndëse te goli i Muriqit

Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Fenerbaçe, teksa në fitoren me rezultatin 5-0 në ndeshjen hapëse të kampionatit, do të gjente edhe golin e parë. Portieri ishte lojtari i fundit që mund të quhet fajtor në atë rast, pasi gjuajtje ishte thjesht e pakapshme.

Nga ajo që raportohet në Turqi së fundmi, goditja e Muriqit ka prekur 127/km në orë. Një shpejtësi marramëndëse që nuk i linte shans portierit të Gazisehir për të reaguar. Nëse përdorim edhe krahasimin me golin e famshëm që ka shënuar Ibrahimoviç në “Champions League” ndaj Anderlehtit në vitin 2013, duke u arritur 122 km/orë dhe ku u fitua po 5-0 nga PSG, shpejtësia ishte më e madhe te kryevepra e sulmuesit shqiptar. Gjithsesi nuk duhet të harrojmë se këtë herë flitej për një gol nga brenda zone, ndërsa te Zlatan Ibrahimoviç “raketa” vinte nga 30 metra. /Shqiperia.ch/


Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top