Shqipëria i ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2020, teksa do të përballet ndaj Francës, Turqisë, Islandës, Moldavisë dhe Andorrës. Djemtë e Panuçit do të kërkojnë përsëritjen e suksesit ashtu si në kompeticionin e shkuar, teksa kualifikoheshin për në Francë nga grupi ku ndodheshin.
Tashmë është zbardhur i plotë edhe kalendari i kuqezinjve, që fillimisht e nisin me Turqinë dhe e mbyllin rrugëtimin e tyre ndaj Francës, me takimin që do të zhvillohet në vendin tonë.
Grupi H:
Ndeshja e parë, 22 Mars 2019: Shqipëri-Turqi
Ndeshja e dytë, 25 Mars 2019: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e tretë, 8 Qershor 2019: Islandë-Shqipëri
Ndeshja e katërt, 11 Qershor 2019: Shqipëri-Moldavi
Ndeshja e pestë, 7 Shtator 2019: Francë-Shqipëri
Ndeshja e gjashtë, 10 Shtator 2019: Shqipëri-Islandë
Ndeshja e shtatë, 11 Tetor 2019: Turqi-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 14 Tetor 201: Moldavi-Shqipëri
Ndeshja e nëntë, 14 Nëntor 2019: Shqipëri-Andorra
Ndeshja e dhjetë, 19 Nëntor 2019: Shqipëri-Francë