You are here
Home > Kombëtarja > Kaja t’i kthehet zakonit, vendimi i Panuçit: Nuk ka më bileta falas për lojtarin e Kombëtares

Kaja t’i kthehet zakonit, vendimi i Panuçit: Nuk ka më bileta falas për lojtarin e Kombëtares

Një nga surprizat e listës së Panuçit për ndeshjet e tetorit që Shqipëria do zhvillojë ndaj Jordanisë dhe ndaj Izraelit, ishte padyshim Egli Kaja.

Futbollisti i cili është në llogari të Livingstonit, por i huazuar te Wimbledon, u projektua edhe si zëvendësuesi i Odise Roshit. Megjithatë, duke parë shpërthimin e Myrto Uzunit dhe minutat e pakëta që ka Kaja në Angli, atëherë tekniku Panuçi ishte detyruar që ta linte jashtë këtë lojtar, për dy takimet e nëntorit.

Gëzimi i Egli Kajës më parë, çuditërisht është i një natyre tjetër. Nëpërmjet rrjetit social, “Twitter”, mesfushori shqiptar shprehej i lumtur se tashmë nuk do mundohet më për të kërkuar një biletë të Shqipërisë, pasi do të ishte vetë protagonist në fushën e lojës. Por mesa duket, Kaja duhet t’i rikthehet zakonit edhe për dy takimet e nëntorit, që Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë dhe Uellsit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top