You are here
Home > Kombëtarja > Kaja/ Projektohet si zëvendësuesi i Roshit, njihuni me zbulimin e ri të Kristian Panuçit

Kaja/ Projektohet si zëvendësuesi i Roshit, njihuni me zbulimin e ri të Kristian Panuçit

Egli Kaja është një nga disa risitë në listën e Panuçit. Duket se italiani ka qënë në kërkim të një mesfushori të krahut të djathtë, pasi me mungesën e Odise Roshit në ndeshjet e fundit, Kombëtarja ka shfaqur probleme në këtë pozicion.

Mesa duket këtë lojtar Panuci e ka “zbuluar” futbollistin e duhur në “Ligën One” në kampionatin anglez. Egli Kaja, është në kontratë me ekipin e Livingstong në Skoci, por në këtë merkato është transferuar tek klubi i Wimbledon, i cili luan në kampionatin anglez.

Ky lojtar, i cili është një nga risitë e listës së Panuçit për dy ndeshjet e rradhës dhe të gjithë janë kurioz të shohin se ç’vlera mbart një lojtar si Egli Kaja. Një tjetër gjetje dhe bast nga teknikut italian, që sapo ka ardhur në drejtimin e Kombëtares, ka kërkuar të ndihet dora e tij në grupin e lojtarëve. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top