
Dita e djeshme ishte e veçantë për një nga legjionarët e Kombëtares, teksa Elseid Hysaj festonte 25 vjetorin e tij. Pikërisht ky festim ka ndodhur edhe në fushën e blertë, aty ku Hysaj ishte titullar me fanellën e Napolit.
Futbollistët e Ançelotit arritën të triumfonin përballë skuadrës së Samdorias me rezultatin 3-0, ku me këtë tre pikësh ata afrohen edhe më shumë me Juventusin e vendit të parë.
Ishte pikërisht sulmuesi italian, Lorenco Insinje, që së bashku me mbrojtësin shqiptar kanë shkuar tek pjesa e ultrasve për të festuar fitoren, ndërkohë që njëkohësisht italiani i ka bërë edhe urimin Hysajt. Dedikim ky që e ka shpërndarë edhe në rrjetet e tij sociale. Duket se tashmë mes tyre mbizotëron harmonia, ndërkohë që disa kohë më parë dy lojtarët napoletan bën xhiron e rrjeteve sociale pas një përplasje të vogël mes tyre.
Kjo gjë për arsyen se përpara fillimit të një ndeshje, Elseidi i ka derdhur pa vetëdije kafen që po konsumonte sulmuesi italian në atë moment, por duke marrë gjithë të sharat dhe nervat e italianit. /Shqiperia.ch/