
Trajnerët dhe lojtarët shkojnë e vijnë në Kombëtaren e Shqipërisë, por Fatos Kademi asnjëherë, qëndron gjithmonë aty. Flasim për një nga njerëzit më të dashur të stafit të Kombëtares, që është përgjegjës sa i përket bazës materiale.
Energji pozitive, thjeshtësi dhe i drejtpërdrejtë, kështu ka arritur Kademi t’i rrëmbej zemrën të gjithëve te Shqipëria. Së fundmi në një intervistë dhënë për “Newsport.al”, ka rrëfyer gjithçka sa i përket karrierës së gjatë te kuqezinjtë. Kur flitet për momentin më të vështirë, sigurisht që nata e Beogradit del ende përpara syve. Ndërsa sa i përket ndarjes mes Hasit dhe Canës, si më të preferuarin, Kademi ka një përgjigje të veçantë:
“Momenti më i vështirë ka qenë ndeshja me Serbinë. Atë moment s’do ta harroj asnjëherë. Kukeli në një dyluftim në ajër, u gjakos dhe arbitri e urdhëroi ta ndërronte atë. Unë shkova në dhomat e zhveshjes për ta larë fanelën, pasi i kisha dhënë rezervën. Sipas rregullave duhej të qëndronte gjithmonë një fanelë pa njolla në stol. Në ato momente, unë mendova se shënuam gol. Kur dola në korridor, pashë që të gjithë futbollistët po hynin brenda dhe thoni mes njëri-tjetrit: “Po na vrasin”. Unë dola nga dhoma dhe s’dija ku të shkoja. U tmerrova. Pashë lojtarët e traumatizuar që thërrisnin: “O Tosi hape derën”.
Kur flitet për një të preferuar mes Canës dhe Hasit, Kademi përgjigjet: “Për një dasëm unë gjithmonë do të merrja Lorik Canën, për një punë thërras Besnik Hasin”. /Shqiperia.ch/