
Pas një kohe të gjatë jashtë fushës së blertë, futbollisti i Kombëtares, Ergys Kaçe është rikthyer në të. Mesfushori shqiptar ishte titullar për 90 minuta në fitoren e fundit të Panathinaikosit në kampionat, duke treguar një nivel mbi mestar.
Një dëmtim i pësuar sërish në atë takim nga ana e Kaçes, por sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Greqia, shqiptari ka dalë nga parashikimet dhe do të jetë titullarë nga minuta e parë, edhe ndaj Levadikosit. Në një intervistë për mediat greke, Kaçe ka folur për situatën që po kalon në grupin grek, duke pasur një mesazh të qartë për tifozët.
“Nuk dua të flas shumë për veten time. E rëndësishme është që ne kemi luajtur mirë në takimin e fundit.Kemi luajtur në një fushë të keqe dhe ishim të gjithë në nivelin e duhur. Unë jam shumë i lumtur që morrëm tre pikët në transfertën e shkuar.
Unë e besoj titullin kampion me Panathinaikos. Kam qenë edhe në sezonin e shkuar këtu, e di që ka lojtarë të mirë. Kemi edhe një trajner të mirë gjithashtu. Kemi ndryshime në skuadër dhe jemi shumë të mirë, edhe në lojtarët e pankinës. Kjo falë punës së trajnerit.
Njerëzit duan të shohin një skuadër të mirë dhe ata besoj se e shohin se ne po japim gjithçka. Unë mendoj se Panathinaikosi pa tifozët e tij, e humbet kuptimin. Në një moment të vështirë, tifozët duhet të na japin përkrahje me mesazhet e tyre dhe së bashku, si një familje e madhe, duhet të ecim përpara”, ka thënë Kaçe. /Shqipëria.ch/