You are here
Home > Futboll Bota > Kaçe, Kaçe dhe sërish…Kaçe! Panathinaikosi në Greqi, i falet shqiptarit

Kaçe, Kaçe dhe sërish…Kaçe! Panathinaikosi në Greqi, i falet shqiptarit

Skuadra e Panathinaikosit ka arritur të marrë një fitore minimale ditën e sotme, me rezultatin 1-0 në shtëpinë e saj përballë Atromitos. Ishte pikërisht legjionari i Kombëtares tonë, Ergys Kaçe, i cili me assisin e dhënë arriti të nxirrte shokun e tij të vetëm përballë portjerit.

Jo vetëm në kampionatin grek, por edhe tek Kombëtarja, Kaçe shquhet për kontributin e tij, pavarësisht dyshimeve për të. Ai arriti të jepte një top të gjatë thuajse nga mesi i fushës së blertë, ku ky pasim u finaluza me golin e vetëm të takimit që e shënoi italiani Macheda. Në mediat greke menjëherë pas ndeshjes, lojtarit shqiptar i bënë jehonë, për atë pasim të mrekullueshëm.

Ergys Kaçe, javë pas jave po shndërrohet në një nga lojtarët më deçiziv të skuadrës greke të Panathinajkosit, duke arritur të realizojë edhe me kokë. Këta të fundit me fitoren e marrë ditën e sotme ngjiten në vendin e 5 të tabelës së klasifikimit. Pas disa rezultateve të dobta të kësa skuadre, mund të themi se u desh mesfushori kuqezi që tek Pnathinaikosi të rikthehet qetësia nëpërmjet kësaj fitore tepër të çmuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top