You are here
Home > Legjionarët > Kaçe i ka bindur të gjithë në Athinë, tani duan ta blejnë

Kaçe i ka bindur të gjithë në Athinë, tani duan ta blejnë

Ergys Kaçe ka qenë lojtari më i spikatur i pjesës së dytë të sezonit te skuadra e Panathinaikos. Futbollisti u huazua në janar nga PAOK për të ndihmuar klubin i cili në një moment rrezikonte edhe mbijetesën në elitën e futbollit grek dhe ia doli të jepte kontributin e tij për të mos lejuar që kjo gjë të ndodhte. Në Athinë, të gjithë janë të lumtur me paraqitjen e futbollistit shqiptar, aq sa tani po mendohet trasnferimi përfundimtar i tij.

Panathinaikos kaloi në krizë të mirëfilltë financiare dhe për shkak të borxheve është dënuar nga UEFA me mospjesëmarrje në Europë për tre vite. Por gjatë verës pritet që ekipi të ndryshojë pronar dhe të fillojë një cikël i ri, ku Kaçe shihet si një element që mund të bëjë shumë punë.

Ai është tashmë pjesë e klubit të PAOK, ku u kthye pasi mbaroi afatin e huazimit. Por në klubin  e Panathinaikos kanë filluar që të bëjnë plane që tani me mesfushorin shqiptar, i cili pëlqehet shumë edhe nga Georgis Donis, trajneri i ardhshëm. Ky i fundit ishte ai që zbuloi Kaçen te PAOK dhe së fundmi e kërkoi edhe te APEOL në Qipro, por ku tifozët nuk e lejuan ta transferonte në janar.

Klubit të qytetit të Athinës tani i duhet vetëm të mësojë nëse do të ketë kufizime të merkatos për shkak të problemeve financiare, para se të fillojë zyrtarisht negociatat me PAOK dhe Kaçen për transferimin përfundimtar të tij. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top