You are here
Home > Kombëtarja > Kaçe flet për mundësinë e largimit nga PAOK: Dua të luaj, nuk ulem për të firmosur kontratë…

Kaçe flet për mundësinë e largimit nga PAOK: Dua të luaj, nuk ulem për të firmosur kontratë…

E gjithë vëmendja sa i përket lojtarëve kuqezinjë në Greqi, është fokusuar te Ergys Kaçe. Mesfushori shqiptar shihej si tepërt te PAOK-u, por ndryshimi i trajnerit, solli edhe një situatë të re për lojtarin kuqezi.

Ky i fundit kishte mundësinë për të treguar aftësitë e tij, madje duke shkëlqyer në takimet miqësore. Ndërkohë edhe interesimet nga skuadra të tjera më të njohura në Europë nuk kanë munguar. Por kush do të jetë e ardhmja e Kaçes, a do të luajë në “Champions League” me ekipin grek?

Në një intervistë të fundit që ka dhënë për “Sdna”, mesfushori i Kombëtares e ka bërë të qartë se nuk bën kompromise me dëshirën për të qënë i rëndësishëm në projektin e trajnerit.

‘Në futboll ashtu si edhe në jetë asgjë nuk të dhurohet. Ti duhet të luftosh, çdo ditë. Pastaj do të kesh një gjysmë shansi, për ta provuar deri në fund. Ndihem mirë brenda meje. Kështu e shoh situatën. Ajo ka ndryshuar këtu me ardhjen e trajnerit të ri. Ai nuk na njeh personalisht dhe unë kisha mundësinë për të dhënë 100% nga vetja në stërvitje.

Do ta shohim se çfarë do të ndodhi. Përgatitja shkoi vërtet shumë mirë. Jemi përpjekur për rezultate të mira. Tani do t’i vendos trajneri lojtarët dhe situatat që dëshiron. Në pjesën time, unë u përpoqa vërtet. Çfarëdo të ndodh, PAOK vjen përpara të gjithave. Unë dua të luaj. Kjo është kënaqësia ime, të ndihmoj sa më shumë ekipin tim. Por lojtarët nuk vendosin dhe unë nuk jam nga ata që do ulen për të firmosur një kontratë, vetëm që të jetë i lidhur me klubin”, ka thënë Kaçe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top