You are here
Home > Futboll Bota > Kaçe dhe shokët e ekipit ndërrojnë futbollin, trajneri i Panathinaikosit: Këta janë fëmijët e mi!

Kaçe dhe shokët e ekipit ndërrojnë futbollin, trajneri i Panathinaikosit: Këta janë fëmijët e mi!

Moment krenarie dhe jo më kot, Panathinaikosi është ai i çudirave në Greqi. Ky kampionat nuk nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e njohur greke, atje ku aktivizohet edhe Ergys Kaçe, për të vetmen arsye, pasi ishin -6 pikë dënim nga Federata Greke e Futbollit.

Derisa trajnerit Donis i lind një ide brilante, t’i besojë vetëm futbollistëve të rinjë. Deri në këto momente ata ja kanë dalë, duke i fituar të gjitha ndeshjet që kanë pasur në kampionat. Mediat greke do të shpreheshin se këta janë fëmijët e tmerrshëm të trajnerit, ndërsa këtë etiketim, do ia vendoste lojtarëve edhe vetë tekniku Donis.

Gjatë prezantimit të djeshëm të një prej sponsorëve të klubit, tekniku i Panathinaikosit shprehej me krenari, se futbollistët që po korrin këto suksese, janë fëmijët e tij. E si tillë, ata nuk mund t’i lënë lojërat fëmijnore.

Një humor pozitiv mbizotëron në grupin e lojtarëve, ndërsa siç shihet edhe në foto, me Ergys Kaçen që e ka marrë lojën më shumë seriozisht nga çfarë duhet, kanë përfituar për të luajtur me futbollin në tavolinën e vogël. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top