You are here
Home > Kombëtarja > “Ka vetëm një emër për tu ndjekur”, media e Chelsea ngre në piedestal Brojën

“Ka vetëm një emër për tu ndjekur”, media e Chelsea ngre në piedestal Brojën

Armando Broja ka rrëmbyer edhe njëherë vëmendjen e tifozëve të Chelseat mbrëmjen e djeshme, por edhe sportdashësve shqiptarë, pasi i përket Kombëtares sonë. Në ndeshjen ndaj Hudderfsield U-18 për Kupën e Anglisë tek të rinjtë ka shënuar 3 gola dhe dhënë 1 asist në 4 golat e realizuar në total nga londinezët.

Pra protagonist absolut i atij 90 minutëshi. Sa herë që të rinjtë e Chelseat kanë një takim, pa marrë parasysh grupmoshën, gjithmonë është Broja në fushë. Këtë herë është media pranë kësaj skuadre, “Chelseanews”, që ashtu siç do të shprehej edhe Alban Bushi dalin në konkluzionin: “Mbajeni mend Armando Brojën”.

“Një lojtar ka kapur vëmendjen e të gjithëve. Tifozët kanë parë sulmuesin 18-vjeçar, Armando Broja. Ai ka shënuar 23 gola në këtë sezon me të rinjtë dhe ne nuk jemi as në gjysmën e rrugës të kampionatit. Ka shënuar edhe tre gola të shkëlqyera mbrëmë që ju mund t’i shihni edhe në video. Broja, epo mirë, është vërtet një emër për t’u mbajtur mend”, shkruan “Chelseanews” ndërsa artikulli hapet me: “Ka vetëm një lojtar për t’u ndjekur”. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top