You are here
Home > Kryefaqja > Ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19 , mesfushori tregon dramën: Më thanë se nuk e meritoja rrogën modeste

Ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19 , mesfushori tregon dramën: Më thanë se nuk e meritoja rrogën modeste

Një çështje që ka trazuar jo pak ujërat në klubin e Lirisë, por që është edhe një sinjal alarmi për futbollin në trevat shqiptare. Mesfushori Arbër Likaj, që ka qenë pjesë e Shqipërisë U-17 dhe U-19, tregon dramën e përjetuar në klubin e Kosovës.

Ai shprehet për “Gazetasheshi”,  se presidenti i klubit nuk i ka dhënë pagesën që futbollisti duhet të merrte, me preteksin se nuk kishte bërë asgjë për ta merituar atë. Probleme tipike shqiptare, që na veçon nga pjesa tjetër e europianëve. Nëse kërkojmë të përparojmë dhe të hedhim hapa përpara, atëherë histori të tilla nuk duhet as të imagjinohen, e jo më të ndodhin.

“Në ditën e ndeshjes me Flamurtarin u takova me kryetarin (Ilijaz Ilijazi) pas drekës dhe kërkova pagën time modeste e cila më është premtuar, ndërkohë ai më tha se nuk ke bërë asgjë për ta merituar atë. Unë kam qenë i lënduar dhe për më tepër jam lënduar në seancat stërvitore dhe nga ai mllef unë nuk udhëtova fare për ta zhvilluar ndeshjen në Prishtinë. Unë udhëtoj çdo ditë nga 40 kilometra për të arritur në stërvitje, ndërkohë që paratë e udhëtimit po ashtu nuk më janë paguar fare.

Problemi im qëndron vetëm me kryetarin e klubit, pasi që ai nuk i ka realizuar premtimet e veta. Unë luaj tashmë e 11 vite te Liria, ndërkohë që ai është vetëm dy muaj në klub. Klubi i Lirisë është shumë i madh, por që udhëhiqet nga njerëz të vogël”, ka thënë Likaj. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top