You are here
Home > Kombëtarja > Ka qenë pjesë e Maqedonisë më parë, Demiri flet si lojtar i Shqipërisë: As që krahasohet!

Ka qenë pjesë e Maqedonisë më parë, Demiri flet si lojtar i Shqipërisë: As që krahasohet!

Besir Demiri ka qenë pjesë e Maqedonisë më parë, ndërsa vetëm përpara kohësh ka bërë zgjedhjen përfundimtare për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Një sezon fantastik është duke kaluar mbrojtësi i majtë te Mariupol në Ukrainë, duke u zgjedhur thuajse në çdo javë si më i miri në krahun e tij. Por duke parë rikthimin e Lenjanit dhe Binakun në krahun e majtë, Panuçi vendosi të mos e grumbullonte Demirin.

Tashmë ky i fundit jep një shembull për gjithë futbollistët e tjerë, teksa në një intervistë për “Lajm TV”, tregon se nuk mund të krahasohet ndjenja e të luajturit me Maqedoninë dhe asaj me Shqipërinë.

“Atëherë më duhet të them se trajneri bën zgjedhjet e tij, nuk mund ta kundërshtoj Panuçin. Kam ndierë gjithmonë emocione të mëdha në ditët kur isha pjesë e Shqipërisë, ndërsa ndaj Izraelit ishte kulmi i tyre. Po e vërtetë, kam qenë pjesë e Maqedonisë më parë, por nuk krahasohet ndjenja e të gjitha atyre grumbullimeve, me atë kur ishte pjesë e Shqipërisë. Nuk do të dorëzohem, do të vazhdoj të punoj për Kombëtaren”, u shpreh Demiri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top