You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ka më shumë shqiptarë dhe nuk këndojnë himnin, analistat: Turpërohu Maqedoni!

Ka më shumë shqiptarë dhe nuk këndojnë himnin, analistat: Turpërohu Maqedoni!

Maqedonia arriti të fitonte me rezultatin 4-1 ndaj Lihtështejn në ditën e djeshme, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”.

Megjithatë, në atë takim, rezultati ishte i fundit që tërhoqi vëmendje nga mediat vendase. Të shumta ishin polemikat që shkonin deri në kufirin e një skandali, sa i përket futbollistëve të hedhur në fushën e lojës, nga ana e trajnerit të kësaj përfaqësuese.

Në të kishte vetëm 5 lojtarë të Maqedonisë, ndërsa gjithë të mbeturit, ishin shqiptarë, duke veçuar edhe një tjetër me origjinë turke. Një nga analistët që njihet për qëndrimet e tij kontroverse, sa i përket raporteve mes shqiptarëve dhe maqedonasve, Aleksandar Gencov, është shprehur:

“6 shpirtra himnin nuk e këndojnë. Luan ekipi kombëtar. Turpërohu Maqedoni…turpërohu nga vetja“, shkruan Gencov. Në rrjetet sociale ka mbajtur një qëndrim lidhur me këtë çështje edhe një tjetër figurë e njohur për maqedonsit, Vanco Aleksandar Shehtansi.

 

“Para 25 viteve kombëtarja maqedonase e luajti ndeshjen e parë. Atëherë në ekipin e parë ishin 10 maqedonas, kurse në të njëjtën ditë sot më 2018 në ekipin e parë janë 5 maqedonas, 5 shqiptarë dhe një turk.

Kjo është treguesi më i mirë se fotografia etnike tani më nuk është e njëjtë,ky është realiteti. Atëherë himnin e kanë kënguar, kurse sot gjysma heshtin,” theksohet në këtë reagim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top