You are here
Home > Kryefaqja > Ka lehtësira për tifozët e Uellsit, në stadium vetëm me…biletë!

Ka lehtësira për tifozët e Uellsit, në stadium vetëm me…biletë!

Shqipëria luan miqësoren kundër Uellsit, e cila ndonëse është një sfidë miqësore për të dyja ekipet, duket se interesimi nga tifozët uellsian ka qënë i lartë. Menjëherë pas largimit të tifozëve skocez, tashmë Shqipëria po përgatitet për një tjetër tifozeri me numër të lartë.

Nga informacionet e fundit, shumica e tifozëve uellsian kanë mbërritur në qytetin e Elbasanit. Menjëherë faqa zyrtare e Federatës së Futbollit në Uells, u bënë me dije të gjithë tifozëve të tyre për lehtësimin që do të kenë në këtë sfidë. Nëpërmjet postimit në rrjetet sociale , u vënë në dukje uellsianëve se nuk do t’u duhet karta e identitetit për të hyrë në stadium, ndryshe nga herët e tjera. Ata gjithastu u kujtojnë që të mos harrojnë të marrin vetëm biletën për të qënë të pranishëm në stadium.

“Tifozët që do të ndjekin sfidën mes Shqipërisë dhe Uellsit në Elbasan, të mos e marrin kartën e identitetit, pasi nuk do të jetë e nevojshme për të hyrë në stadium. Thjesht ju bëjmë me dije që të mos harroni pa marrë biletën”, ishte njoftimi i Federatës së Futbollit të Uellsit. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top