
Migjen Basha nuk po kalon një formë të mirë tek ekipi i Arisit të Selanikut. Në përballjen e sotme që kishte ekipi tij, mesfushori i Kombëtares u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë.
Paraqitja e tij në këtë sfidë kundër ekipi të Panioniosit ishte shumë e dobët, e cila kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat greke. Kjo paraqitje është komentuar nga media“To.10.gr” si një ndër paraqitjete në nivelin më të ulët të legjionarit tonë.
“Mesfushori shqiptar, ka bërë paraqitjen më të keqe tek ekipi i Arisit. Gabimet ishin të shumta në këtë transfertë, përsa i përket humbjeve të topave. Gjithashtu ai ka humbur edhe qetësinë që e karakterizon”, ishte përshkrimi për mesfushorin shqiptar.
Kjo paraqitje e dobët e Migjen Bashës, mund të jetë një paralajmërim për trajnerin italian të kuqezinjve, Kristian Panuçi. Në prag të ndeshjeve të Shqipërisë, legjionari nuk po kalon një formë të mirë, ndërsa është akoma në kohë për të ndrequr gabimet që ka bërë me ekipin e Arisit të Selanikut. /Shqipëria.ch/