You are here
Home > Kombëtarja > Ka gjyshen nga Shqipëria, e konfirmojnë argjentinasit: “Rebeli” Guidara foli në kamerë me Panuçin

Ka gjyshen nga Shqipëria, e konfirmojnë argjentinasit: “Rebeli” Guidara foli në kamerë me Panuçin

Tomas Guidara pritet të jetë një ndër afrimet e reja të Shqipëria, sa i përket ndeshjeve që do të zhvillohen në kualifikueset e marsit. Mbrojtësi në fjalë luan me Belgranon në Argjentinë, ndërsa si një pikë të fortë në krahun e djathtë, ka edhe ndihmën e sulmit.

Por të gjithë paksa të habitur për lidhjen që mund të ketë Guidara me Shqipërinë, apo jo? Gjyshja e tij është nga Shqipëria, ndërsa “Mundod.lavoz” konfirmon se Panuçi e ka kontaktuar me kamerë mbrojtësin e Belgranos, duke i folur për mundësitë dhe hapësirat që ky lojtar do të ketë te Shqipëria.

Interesi i kuqezinjve për të marrë këtë futbollist në Kombëtare është shfaqur së fundmi, ndërsa të gjitha gjasat janë që debutimi i Guidarës të vijë në mars. Vlerësimet për të janë të mëdha edhe në Argjentinë, pasi po shkëlqen me ekipin e Belgranos.

“Unë jam rritur nga gjyshërit kur isha i vogël. Ne nuk kishim shumë para dhe ishim familje me problem. Gjyshi vdiq herët, kur isha unë 13 vjeç dhe u ktheva në djalin rebel. Futbolli do të ishte ai që do të më ndihmonte për t’u kthyer në rrugën e duhur”, do të shprehej Guidara pak kohë më parë.

Gjatë ditëve në vijim pritet të vijë edhe takimi i vonuar mes Panuçit dhe Guidarës, teksa pas kontaktit virtual mes tyre, është koha që të flasin më nga afër për të mbyllur gjithçka. /Shqperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top