You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ka gjithë vëmendjen në Kupën e Botës, Asllani: E uritur për të bërë shqiponjën!

Ka gjithë vëmendjen në Kupën e Botës, Asllani: E uritur për të bërë shqiponjën!

Kosovare Asllani ka marrë gjithë vëmendjen në Kupën e Botës, duke qënë protagoniste në fitoren e Suedisë kundër Kilit dhe Tajlandës. Por festimi pas një goli të shënuar nuk ka ardhur me shqiponjë, ashtu siç jemi mësuar më herët nga futbollistja që përfaqëson Suedinë.

E pyetur nga mediat se përse nuk e ka treguar simbolin e prejardhjes, Asllani do të shprehej: “Jam e uritur për ta bërë një festim të tillë. Ju e dini historinë dhe Kosova është shumë krenare për mua, ashtu si edhe unë për të. Kjo është ajo që ka rëndësi”, ka thënë Kosovare Asllani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top