You are here
Home > Kombëtarja > Ka funksionin e “mbretëreshës”, Empoli nuk heq dorë nga mbrojtësi shqiptar

Ka funksionin e “mbretëreshës”, Empoli nuk heq dorë nga mbrojtësi shqiptar

Empoli nuk heq dorë nga mbrojtësi shqiptar, Veseli pritet të jetë sërish titullar në ndeshjen e sotme që skuadra e tij do të luajë në transfertë ndaj Sasuolos.

Një sezon aspak i mirë u duk ky për Veselin, teksa futbollisti shqiptar nuk po preferohej si titullar nga ana e trajnerit të ekipit italian, ndryshe nga sezoni i shkuar. Kur Empoli ishte në Serinë B, mbrojtësi shqiptar ishte gjithmonë një titullar i pazëvendësueshëm.

Kjo nuk ndodhi edhe në elitën e futbollit italian, megjithatë shqiptari po i merr maksimumin shanseve të tij. Në funksionin e “mbretëreshës”, Veseli mund të luajë kudo në mbrojtje. Në qendrën e saj e kemi parë shpeshherë, në krahun e djathtë po ashtu, ndërsa në ndeshjen e fundit është provuar nga ana e trajnerit Andreazoli edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Pavarësisht rikthimit nga dëmtimi të Paskual, arsyeja që mbrojtësi i Kombëtares u aktivizua si titullar në ndeshjen e fundit,  historia nuk do të ndryshojë as ndaj Sasuolos. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top