You are here
Home > Futboll Bota > Ka fizik të dobët dhe është skarco sa iku nga Shqipëria, “Kristalin” nuk e vlerëson kushdo

Ka fizik të dobët dhe është skarco sa iku nga Shqipëria, “Kristalin” nuk e vlerëson kushdo

Kristal Abazaj është një prej lojtarëve më të talentuar që gjendet në Kombëtaren tonë. Mjafton të kujtojmë sezonet e shkuara me skuadrën e Luftëtarit, teksa gjatë asaj periudhe etiketohej si një thesar, në një kampionat ndoshta të brishtë si ky i yni. I brishtë se janë të rrallë ata futbollistë që “dalin” nga Superliga me cilësi si Kristali, të brishtë sepse golat e realizuara nga ana e tij, nuk i ka përsëritur askush as në këtë sezon.

Në merkaton e shkuar ai u transferua me shumë bujë tek gjigandët e Andërlehtit, ku tek ky ekip fati nuk po i buzëqesh. Tashmë Kristali që njohim të gjithë po rikthehet. Në kohët e fundit tek rezervat e Anderlehtit ka arritur të shenoj tre gola, duke i dërguar sinjale të forta trajnerit të ekipit A. Abazaj akoma nuk ka arritur të debutojë me klubin e tij të ri, teksa ne Belgjikë po etiketohej edhe si një blerje e dështuar.

Kristali është vetëm 22- vjeç dhe karrierën dhe e ardhmja ndodhet tek këmbët e tij. Në studio të ndryshme televizive, flitet për një fizik të dobët të futbollistit në fjalë, që nuk mund t’i afrohet aspak kampionatit në Belgjikë. Por mes këtyre kritikave, goja mund t’u mbyllet të gjithë specialistëve shumë thjeshtë: “Nëse Abazaj ka qenë kaq i dështuar, cili futbollist po e zëvendëson atë në kampionatin shqiptar me kryeveprat e realizuara?”. Sepse Kristalin, nuk mund ta vlerësojë kushdo… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top