You are here
Home > Kombëtarja > Ka ende shumë diferenca, Spanja nuk u jep “Shpresa” futbollistëve të Bushit (VIDEO)

Ka ende shumë diferenca, Spanja nuk u jep “Shpresa” futbollistëve të Bushit (VIDEO)

Shqipëria U-21 e ka humbur takimin e sotëm ndaj Spanjës me rezultatin 3-0, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një ndeshje për t’u harruar nga ana e futbollistëve të Bushit, që e panë veten në disavantazh që në minutën e 5-të.

Më pas është e kotë për të vazhduar, spanjollët “fshehin” topin dhe janë ata që kontrollojnë gjithçka në çdo moment të lojës. Majoral dhe Vicente dërgojnë sërish topin në rrjetë, për të përmbyllur statistikat. Gjuajtjet në portë janë ato që tregojnë diferencat e mëdha mes Spanjës dhe Shqipërisë, teksa vendasit e tentuan 18 herë portën e kuqezinjve, ndërsa këta të fundit kanë rrezikuar vetëm njëherë.

Jemi ende larg, Shpresat e Shqipërisë kanë nevojë për shumë përmirësime, megjithëse Spanja nuk ishte prova jonë e vërtetë. /Shqipëria.ch/

Minutë pas minute

90’+5’ Përfundon takimi. Spanjë U-21-Shqipëri U-21 3-0.

90’+2’ Vjen edhe goli i tretë i Spanjës që realizohet me kokë nga Vicente, pas një krosimi të bukur në krahun e majtë. Spanjë U-21-Shqipëri U-21 3-0

90’ Përfundon koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.

88’ Dominimi total i Spanjës, teksa gjuajtjet në portë janë 17 me 1 në favor të vendasëve.

84’ Këtë herë Selmanin e shpëton fati. Një goditje e bukur nga ana e Fornals, ndiqet vetëm me sy nga portieri  i Laçit, ndërsa topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

77’ Një tjetër predhë nga distance nga ana e Soler, por këtë herë është Selmani që na shpëton nga goli i tretë me një pritje fantastike.

75’ Vendasit vazhdojnë me mbajtjen e topit në pjesën më të madhe, duke mos i lënë hapësirën kuqezinjve.

70’ Bushi bën edhe lëvizjen tjetër në sulm, teksa Mucolli merr vendin e Durmishaj.

67’ Zëvendësim te Spanja. Oyarzabal I lë vendin Alfonsos.

64′ Seferi futet bukur në krahun e djathtë të sulmit, ndër të paktat aksione të kuqezinjve, por gjuajtja e Ramadanit është për t’u harruar.

60′ Zëvendësim te Shqipëria. Abazaj ndien shqetësime dhe vendin e tij e merr Sahiti.

55′ Majoral ka arritur të shënojë edhe golin e dytë të takimit, teksa me një gjuajtje të fortë në brendësi të zonës, nuk i ka lënë mundësinë e reagimit Selmanit. Spanjë-Shqipëri U-21 2-0.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’ Përfundon pjesa e parë. Spanjë-Shqipëri U-21 1-0.

40’ Një gjuajtje fantastike e autorit të golit, Oyarzabal kërkon të befasojë Selmanin nga distanca dhe nuk ia arrin për fare pak.

35’ Mundësi e mirë për Mayoral, por Maloku mbyll gjithçka përpara se sulmuesi spanjoll të gjendet i vetëm përballë Selmanit.

32′ Vendasit “fshehin” topin. Futbollistët e drejtuar nga ana e Alban Bushit, nuk arrijnë ende të bëjnë disa kombinime të sakta. Luhet vetëm me një portë.

24′ Keidi Bare merr iniciativën e parë pas 25 minutash lojë për të nxjerrë Shpresat në sulm, por ndalet nga mbrojtësit spanjollë.

17′ Tronditet porta e Selmanit. Këtë herë është Soler që me një goditje të fuqishme nga distanca, e ndal topin në traversë. Drithërimë!

5′ Nuk mund të rezistojnë më gjatë, pas një krosimi nga e djathta, talenti i Sociedadit, Oyazabal nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Spanjë-Shqipëri U-21 1-0

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit.

Spanjë-Shqipëri 3-0 (5′ Oyarzabal, Majoral 60′, Vicente 90’+2′)

Spanjë: Simon, Mare, Nunezz,Maffeo, Merino, Elorza, Zubelidia, Soler,Fornals, Oyarzabal(Alfonso 67′), Mayoral

Shqipëri: Selmani, Kryeziu, Hakaj, Tafa, Maloku, Doka, Bare, Rammadani, Sulejmanov, Durmishi, Abazaj(Sahiti 60′)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top