Bekim Balaj mund të themi se është sulmuesi më pak produktiv përsa i përket sulmuesve shqiptar në rang klubesh dhe për këtë flasin statistikat. Legjionari kuq e zi prej afro dy vitesh është pjesë e klubit rus, Akhmat Gronzi.
Për suluesin shkodran mund të cilësohet si një formë jo e mirë të tij, pasi përsa i përket detyrës kryesore që ka në fushën e blertë, realizimin e golit. Që nga sezoni i shkuar e deri tani, Bekim Balaj, ende nuk ka arritur të finalizojë në kampionat. Në vitin 2017, ai ka luajtur vetëm 13 ndeshje, ndonëse një pjesmarrje e pakët, e cila ka ndikuar edhe nga dëmtimi i legjionarit. Përsa i përket sezonit aktual, Bekimi ka qenë në fushën e lojës në 8 ndeshje, ku në të cilat asnjëra nga këto nuk ka ariitur ta dërgojë topin në rrjetë.
Kohët e fundit, Balaj ka qënë pjesë edhe në listat e Panuçit teksa ky i fundit i ka rezervuar edhe një vend titullari tek Shqipëria. E rëndësishme nuk janë vetëm minutat apo statistikat, por edhe faktet, gjë të cilën sulmuesi shkodran, këtë periudhë flasin kundër tij, ndërsa edhe tek rusët e Akhmatit ka humbur vendin e titullarit. /Shqiperia.ch/