You are here
Home > Kombëtarja > Ka dy sezone pa shënuar në Rusi! Çfarë po ndodh me Balajn? Shkodrani është si një…mbrojtës!

Ka dy sezone pa shënuar në Rusi! Çfarë po ndodh me Balajn? Shkodrani është si një…mbrojtës!

Bekim Balaj mund të themi se është sulmuesi më pak produktiv përsa i përket sulmuesve shqiptar në rang klubesh dhe për këtë flasin statistikat. Legjionari kuq e zi prej afro dy vitesh është pjesë e klubit rus, Akhmat Gronzi.

Për suluesin shkodran mund të cilësohet si një formë jo e mirë të tij, pasi përsa i përket detyrës kryesore që ka në fushën e blertë, realizimin e golit. Që nga sezoni i shkuar e deri tani, Bekim Balaj, ende nuk ka arritur të finalizojë në kampionat. Në vitin 2017, ai ka luajtur vetëm 13 ndeshje, ndonëse një pjesmarrje e pakët, e cila ka ndikuar edhe nga dëmtimi i legjionarit. Përsa i përket sezonit aktual, Bekimi ka qenë në fushën e lojës në 8 ndeshje, ku në të cilat asnjëra nga këto nuk ka ariitur ta dërgojë topin në rrjetë.

Kohët e fundit, Balaj ka qënë pjesë edhe në listat e Panuçit teksa ky i fundit i ka rezervuar edhe një vend titullari tek Shqipëria. E rëndësishme nuk janë vetëm minutat apo statistikat, por edhe faktet, gjë të cilën sulmuesi shkodran, këtë periudhë flasin kundër tij, ndërsa edhe tek rusët e Akhmatit ka humbur vendin e titullarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top