You are here
Home > Kombëtarja > Ka duart që të shpëtojnë jetën, kundërshtarët nuk u besojnë syve për Strakoshën (VIDEO)

Ka duart që të shpëtojnë jetën, kundërshtarët nuk u besojnë syve për Strakoshën (VIDEO)

Një hero, asgjë më pak dhe asgjë më shumë sesa kaq. Lacio ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Udineze dhe kjo vetëm falë Strakoshës.

Kundërshtarët nuk i besojnë syve në asnjë moment sesi nuk kanë dalë me pikë nga ky takim, ndërsa merita më e madhe i takon portierit shqiptar. Në pjesën e dytë Strakosha do të merrte rolin e protagonistit, ndërsa fillimisht do i mohonte një gol të sigurt Fofanas.

Për të vazhduar më tej, një tjetër ndërhyrje e mrekullueshme ndaj Fofanas do të tregonte lartësinë në të cilin ndodhet ky portier, megjithëse këtë herë kishim të bënim me një pozicion jashtë loje. Asnjë peshë faji te goli i pësuar, ose më saktë autogoli i Badelj.

Për të mbërritur në minutën e fundit, ku sëish Strakosha do t’i mohonte golin e barazimit Udineze. Ky lojtar padyshim që ka duart që të shpëtojnë jetën, Lacio është me fat që e ka në ekip. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top