You are here
Home > Futboll Bota > Ka ardhur momenti i shumëpritur, Malaga thërret Keidi Baren në skuadër

Ka ardhur momenti i shumëpritur, Malaga thërret Keidi Baren në skuadër

Një dhuratë në këto ditë festash ka edhe për talentin shqiptar, Keidi Baren. Kapiteni i Shpresave të U-21 ka kaluar te Malaga me nisjen e këtij sezoni të ri. I ardhur nga Atletiko Madridi, Bare nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme në skuadrën e re.

Faktikisht, këtë gjë e kishte të qartë që në fillim, pasi Malaga i tregoi edhe derën e akademisë, duke mos përjashtuar një grumbullim në ekipin e parë. Pasi ka kaluar shumë javë tek të rinjtë e ekipit spanjoll, tashmë ka ardhur edhe momenti i Bares.

Ekipi i Malagas, që synon të ngjitet në elitën e futbollit spanjoll, ka bërë një lëvizje surprizë në ditët e fundit. Trajneri i skuadrës spanjolle ka thirrur Keidi Baren me ekipin e parë për transfertën e nesërme që do të luhet ndaj Oviedos. Madje nuk mbaron këtu, mediat spanjolle shprehen të sigurta se shqiptari po projektohet nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top