You are here
Home > Kombëtarja > Ka 3 vite që luan me Finlandën, sulmuesi 17-vjeçar në pritje: Shqipëria dhe Kosova…

Ka 3 vite që luan me Finlandën, sulmuesi 17-vjeçar në pritje: Shqipëria dhe Kosova…

Një prej futbollistëve që duhen marrë në konsideratë dhe duhen vëzhguar për të ardhmen, është padyshim edhe futbollisti i Honka U-19, që luan në Finlandë, Arlind Sejdiu.

Ky i fundit aktualisht luan me të rinjtë e Finlandës, për një periudhë kohore prej 3 vitesh, ndërsa në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar me U-18 e këtij shteti, ka shënuar ndaj Bjellorusisë. Sulmuesi 17-vjeçar shprehet se nuk është kontaktuar nga asnjë prej Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa tregohet i gatshëm për përfaqësimin e tyre, nëse do t’i kërkohej.

“Është mirë që jam pjesë e Finlandës, ndihem mirë këtu. Tashmë do të luajmë edhe për kualifikimet e Europës dhe për këtë ne duhet që të jemi në nivelin më të mirë. Nuk më ka kontaktuar as Kosova e as Shqipëria. Do të ishte privilegj për mua, nëse do të luaja edhe për dardanët”, u shpreh për “Sporti në KTV”, Arlind Sejdiu. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top