
Më në fund për bardhezinjtë, tashmë mund ta marrin frymë lirisht. Ekipi kampion në Itali, ka arritur të shënojë vetëm në minutën e 81, në takimin që po zhvillon në ditën e sotme në transfertë, ndaj Frosionones.
Autori i golit është një emër që nuk ka nevojë për shumë prezantim, pasi Kristiano Ronaldo e ka treguar shumë herë se për çfarë futbollisti bëhet fjalë. I gjendur përballë portierit, portugezi nuk mund të falte, duke kaluar Juventusin në avantazh, në një takim që po vuan aq shumë. /Shqipëria.ch/