You are here
Home > Futboll Bota > Juventusi fiton ndaj Lacios në mbrëmjen e “Krishtlindjeve”, Strakosha dhe Can “hapin thesin”

Juventusi fiton ndaj Lacios në mbrëmjen e “Krishtlindjeve”, Strakosha dhe Can “hapin thesin”

Juventusi ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Lacios, në mbrëmjen e “Krishtlindjeve”. E tillë mund të quhet kjo e sotmja, pasi të gjitha golat ishin të dhuruar.

Bardhezinjtë kanë hyrë 45 minuta më vonë se kundërshtari në fushë, pasi në 45 minutat e para ishin inekzistent në fushë. Gjatë pjesës së dytë, ndryshoi edhe rrjedha e lojës. Duke parë sulmet e pafundme të Lacios, ishte mesfushori i Juventusit, Emre Can, që mendoi për dhënien e shpërblimit. Në mënyrë të habitshme, blerja e re e bardhezinjve e ka dërguar topin në rrjetën e tij me kokë.

Në këtë moment Juventusi u zgjua, për të dalë me fytyrën e tij të vërtetë. Ishte rradha e Strakoshës për të bërë një gabim, pasi nuk arriti të largonte mirë topin e goditur nga Dibala, duke ia bërë fëmijnore realizimin Cancelos. Këto pasiguri në largimin dhe grushtimin e goditjeve, janë shfaqur gjatë gjithë takimit te gardiani shqiptar.

Për të vazhduar më tej, teksa pas një penalltie dhe kontakti aspak të nevojshëm në zonë, do të ishte Ronaldo që do të vendoste fatin e takimit. Ndërkohë që edhe rekordi i Strakoshës me penalltitë vazhdon të mbetet negativ, ndërsa në karrierën e tij profesioniste ka arritur të presë vetëm një të tillë ndaj Dibalës, ndërsa gjithë të tjerat ka përfunduar duke nxjerrë topin nga rrjeta. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top