You are here
Home > Futboll Bota > Juventusi e lë veten për dyshime, telashe edhe shqiptarëve nga lëshimi i bardhezinjve

Juventusi e lë veten për dyshime, telashe edhe shqiptarëve nga lëshimi i bardhezinjve

“Zonja e vjetër” pasi e ka siguruar kampionatin në Serinë A, është duke luajtur në atë mënyrë në takimet e mbetura, që nuk mund të duartrokitet. Ndaj kundërshtarëve të mëdhenj, gjithmonë dëshira e bardhezinjve ka qënë për të dalë me pikë duke dhënë maksimumin, megjithëse titulli ka qënë histori e mbyllur prej javësh.

Ndërsa kur flitet për ekipe më pak të mira dhe cilësore, shohim një tjetër fytyrë të Juventusit. Kjo ka ndodhur edhe sot në “Juventus Stadium”, atje ku barazoi me Torinon me rezultatin 1-1. Ashtu si edhe në rastin me Spalin, flitej në fushë për ekipin që i duheshin më shumë pikët, jo më të mirin.

Miqtë ishin në avantazh për shumë minuta, duke krijuar edhe idenë e fitores, por mes një loje aspak të bukur të Juventusit, ishte goli i Ronaldos që do të sillte barazimin. Pas kësaj Torino mbetet sërish në garë për një vend në “Champions League”, me dy pikë larg Atalantës së Gjimshitit e Berishës, ndërsa po aq pikë më shumë se Lacio e Strakoshës. Por sigurisht që është rritur akoma edhe më shumë besimi i Torinos për një vend në “Champions League” pas këtij barazimi, pa harruar faktin se duhet të falenderoj bardhezinjtë që sot luajtën pa asnjë motiv në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top