You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Jupi e sheh ndryshe: Kosova e fortë? Duket kështu, por vetëm Rashica do luante me Shqipërinë

Jupi e sheh ndryshe: Kosova e fortë? Duket kështu, por vetëm Rashica do luante me Shqipërinë

Redi Jupi është një figurë e njohur sa i përket futbollit shqiptar, ndërsa përveç karrierës së tij si lojtar, ka drejtuar për një periudhë kohore të konsiderueshme edhe Shpresat e Shqipërisë.

I ftuar në emsionin “Procesi Sportiv”, Jupi është ndalur edhe te Kosova. Shumë fitore dhe rezultate pozitive te dardanët, që kanë ngritur entuziazmin e madh për atë që kjo përfaqësuese mund të jetë në të ardhmen. E megjithatë Jupi e sheh ndryshe këtë çështje, duke u shprehur se nga ky ekip te Shqipëria do të luante vetëm Rashica.

“Kosova e fortë? Ndaj kundërshtarëve modest, pasi pësonte nga 6 gola ndryshe. Megjithëse po i merr maksimumin lojtarëve aktualë, ndikon emri i kundërshtarëve që ajo luan. Nga ky grup lojtarësh i Kosovës, për mua vetëm Rashica do të luante te Shqipëria”, u shpreh Jupi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top