You are here
Home > Futboll Bota > “Ju mposhti Interi, vini dhe më kërkoni para”. Lotito ka histori të vjetëra me Strakoshën

“Ju mposhti Interi, vini dhe më kërkoni para”. Lotito ka histori të vjetëra me Strakoshën

Presidenti i Lacios i ka refuzuar rinovimin e kontratës dy lojtarëve të tij, gardianit kuqezi Thomas Strakosha dhe mesfushorit tjetër Luis Albertos. Klaudio Lotito duket se akoma nuk i ka dalë mllëfi i sezonit të shkuar për ekipin e tij, teksa nuk arritën të kualifikoheshin në kompeticionin “Champions League”, ku u mposhtën nga zikaltërit e Interit me rezultatin 2-3.

Ishte portieri shqiptar i cili kohët e fundit po flitet për një largim të mundshëm nga ekipi lacial, që kishte kërkuar një rinovim kontrate me skuadrën e kaltër të Lazios. Kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga numri një i klubit të “shqiponjave”, Lotito, teksa nuk e ka pranuar këtë kërkesë nga dy lojtarët e tij.

“Ju mposhti Interi në ndeshjen e fundit dhe vini këtu për të kërkuar më shumë para”, ishte përgjigja e Klaudio Lotitos në drejtim të dy futbollistëve. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top